Flash News

KRYESORE

Ish-kryeministri maqedonas: Sikur më goditi meteori kur mësova se me bullgarët kemi një prejardhje

Ish-kryeministri maqedonas: Sikur më goditi meteori kur mësova se me

Libri autobiografik “Historia ime maqedonase-ku po shkon Maqedonia” i Lupço Georgievski, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut, po shkakton shumë polemika në vendin fqinj, por edhe në Bullgari.

Në 360 faqe, ndër të tjera, Georgievski tregon si e përjetoi momentin kur mësoi se maqedonasit dhe bullgarët janë pjesë një etnie.

“Jo vetëm që mbeta i habitur, por tërë ditën kam qenë si i goditur nga një meteorit”, thotë ish-kryeministri, i cili këtë informacion e ka marrë fillimisht nga një asistent i historisë në Universitetin e Shkupit.

Sa i përket raporteve të tensionuara midis dy popujve, Lupço Georgievski bën përgjegjëse historinë e krijuar nga ish-Jugosllavia, që thelloi ndarjen midis maqedonasve dhe bullgarëve.

Edhe pse pranon se kanë të njëjtën prejardhje, ish-kryeministri thekson se sot bëhet maqedonasit dhe bullgarët janë dy kombe të ndryshme për shkak të rrjedhës së historisë.

Të fundit