Flash News

KRYESORE

Ish-kryeministri Mustafa prej ditësh në spital, Thaçi: Doja ta takoja, por s’munda!

Ish-kryeminstri i Kosovës Isa Mustafa ndodhet në spital prej ditësh, pasi po ndjek një terapi për gjendjen gripale. Presidenti Thaçi në një status në rrjetet sociale i uron Mustafës shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjes.

Thaçi shprehet se ndonëse ka shprehur gatishmërinë për ta takuar, nuk ka mundur pasi nuk ia kanë lejuar procedurat e trajtimit të tij.

“Që nga momenti i informimit për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa vura kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij. Shpreha gatishmërinë për ta vizituar, por procedurat e trajtimit të tij nuk ma mundësuan një gjë të tillë. 

Përmes telefonit zhvillova një bisedë me të, duke i ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo të jetë e nevojshme. Z. Mustafa i uroj shëndet dhe sa më parë t’i kthehet familjes së tij si dhe obligimeve institucionale”, shkruan Thaçi.

Të fundit