Flash News

KRYESORE

Ish-kryeministrja e Ukrainës infektohet me COVID-19, Tymoshenko shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Ish-kryeministrja e Ukrainës infektohet me COVID-19, Tymoshenko shtrohet

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko është infektuar me COVID-19. Gjendja e saj është serioze dhe ky lajm është bërë me dije për publikun nga sekretari i saj.

Përveç saj, të infektuar janë dhe bashkëshorti e vajza. Ish-kryeministrja e Ukraniës është shtruar në spital dhe ende nuk dihet mbi gjendjen e saj pas shtrimit.

 Timoshenko është anëtare e parlamentit ukrainas dhe drejtuesja e Batkivshchyna, një nga partitë më të mëdha politike të vendit.

Ajo bashkë-drejtoi Revolucionin Portokalli dhe ishte gruaja e parë e emëruar kryeministre e Ukrainës.

Të fundit