Flash News

KRYESORE

Ish kryeprokurori i Apelit: SPAK do bëjë ndryshimin e madh, gjyqësori u shkatërrua nga politikanët

Ish kryeprokurori i Apelit: SPAK do bëjë ndryshimin e madh,

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari mendon se kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të nisë punën e saj, në Shqipëri do të vijë ndryshimi i madh.

Ai mendon se dosja e parë që duhet të hetohet nga prokurorët është vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomit, i cili u hodh në erë në mes të Vlorës, ndërsa ishte duke lëvizur me makinën e tij.

“Gjyqësori është masakruar nga politikanët. Prokurorët e Përgjithshëm janë prodhuar politikisht. Anëtarë te Gjykatës së lartë janë prodhuar politikisht. Me pagat që do të paguhen prokurorët e posaçëm, janë shumë të mira për nivelin e Shqipërisë. Ka një dosje para kësaj të Arjan Ndojit që duhet të hetohet. Është dosja e gjyqtarit që është hedhur në erë në mes të Vlorës. (Vrasja e Skerdilajd Konomi) Unë nuk bëjë optimistin. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka për të bërë në Shqipëri ndryshimin e madh. Këta njerëz që do të punojnë në këtë prokurori do të besojnë tek fuqia e tyre dhe jo tek fuqia e njerëzve të tjerë. Kush nuk beson tek prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka probleme të mëdha”, tha Hajdari në emisionin “Real Story” në News 24.

Të fundit