Flash News

KRYESORE

Ish-kryeredaktori i ‘Rilindjes Demokratike’, Frrok Çupi: Shqipëria ka nevojë për lindjen e një opozite marksiste

Ish-kryeredaktori i ‘Rilindjes Demokratike’, Frrok Çupi:

Analisti dhe gazetari Frrok Çupi shprehet se janë krijuar rrethanat që askush prej partive kryesore të mos fitojë zgjedhjet dhe do të jetë nevoja për një opozitë marksiste. Gjatë intervistës në “Top Talk”, Çupi tha se në thelbin e dekriminalizimit mund të shkohet vetëm me një opozitë që është e besueshme për popullin.

“Kam frikë se këtu do të jetë nevoja për lindjen e një opozite marksiste, e cila është e vetmja mënyrë për t’u bërë e besueshme te populli dhe e vetmja mënyrë për të shkuar drejt thelbit të dekriminalizimit. Thelbi i dekriminalizimit tani në Shqipëri është shpërndarja e pasurisë dhe duhet të kemi një rishpërndarje të saj. Opozita marksiste duhet të jetë një e majtë ekstreme, por e përmbajtur në pjesën e përgjakjes, nuk është leniniste, nuk është staliniste. Dhe shenjat në Shqipëri janë dhënë tashmë”, shprehet Frrok Çupi.

Sa i përket propozimit të PD për një vetting politik, ish-kryeredaktori i ‘Rilindjes Demokratike’ u shpreh se më parë se të realizohet një gjë e tillë, duhet të bëhet një vetting i shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij është e kriminalizuar.

“Krimi ka filluar me disa skalione dhe ka filluar nga skalioni i fundit. Kjo është fatkeqësia se si luftohet krimi në Shqipëri. Kjo do të thotë se ka filluar me krime të selektuara, siç është “Xibraka”, siç është Shkodra. Kjo gjë e çon politikën në hetues, në polic dhe kjo nuk është normale. Që të shkosh te vettingu i politikës ka disa hapa të tjerë. Në Shqipëri duhet dekriminalizuar shoqëria dhe pa e bërë këtë nuk mund të bësh dekriminalizimin e politikës”, tha analisti.

Të fundit