Flash News

KRYESORE

Ish-kryetari i Nju Jorkut shpall kandidaturën për president në SHBA: Po garoj për të mposhtur Trump

Ish-kryetari i Nju Jorkut shpall kandidaturën për president në

Ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka njoftuar se do të garojë për president të Shteteve të Bashkuara.

Bloomberg sot zyrtarisht hyri në garë për president nga radhët e Partisë Demokrate, raporton Radio Europa e Lirë.

“Po garoj për president për të mposhtur Donald Trumpin dhe për të rindërtuar Amerikën. Ne nuk mund të lejojmë veprimet e pamatura dhe joetike të presidentit Trump të ndodhin edhe në katër vjetët e ardhshme”, tha ai përmes një deklarate.

Në muajin mars, Bloomberg  kishte deklaruar se ai nuk do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 2020.

Bloomberg ka kundërshtuar planet e senatores Warren për të rritur taksat ndaj të pasurve dhe për programet që ka paraqitur për kujdesin shëndetësor, por edhe për shkollimin falas./ REL

Të fundit