Flash News

KRYESORE

Ish-kryetarja e bashkisë Gjirokastër në SPAK, vjen reagimi i parë nga LSI

Ish-kryetarja e bashkisë Gjirokastër në SPAK, vjen reagimi i

Zamira Rami, ish kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës, post që e mbajti si përfaqësuese e LSI nga vitet 2015-2019 është vënë nën hetim nga SPAK, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ajo akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ për shembjen e disa ndërtesave pa i shpronësuar më parë. Për këtë, ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI, përmes ish deputetes Nora Malaj.

Në një reagim për Report tv, Malaj tha se çdokush ka të drejtë të denoncojë, por gjithçka mbetet për t’u hetuar.

"Është e drejtë e gjithkujt të denoncojnë. Të akuzosh dikë është e drejtë e cdo njeriu, të vlerësohet se është e drejtë akuza është një masë tjetër. Derisa individi është i akuzuar por i pavërtetuar, ngelet në kuadrin e vlerësimit. Jam e bindur që do të kemi akuza dhe situata të papara, por në politikën tonë nuk kanë lënë që djalli të fshihet në detaje, pasi e keqja ka dalë sipër", tha Malaj.

Të fundit