Flash News

KRYESORE

Ish-kryetarja e Forumit të Gruas, Majlinda Keta: Rama i marrë peng nga LSI? Po, nëse në Kuvend shkon me para ose si kriminel

Ish-kryetarja e Forumit të Gruas, Majlinda Keta: Rama i marrë peng nga

Pedagogia e Filozofisë dhe ish-kryetarja e Forumit të Gruas së PS, Majlinda Keta ka folur në ‘Këndin e Ekselencës’ në News 24 për reformën në arsim dhe akreditimin e universiteteve në Shqipëri.

Keta theksoi se po të ishte në vendin e Lindita Nikollës nuk do e merrte nismën për akreditimin e universiteteve pasi nuk është ende koha për një veprim të tillë.

“Nëse do të isha në vendin e asaj zonjës që është ministre e Arsimit nuk do e merrja këtë inisiativë (akreditimi). Ne kemi ende probleme me ligjin e arsimit të lartë. Gjithashtu, pas 27 vitesh nuk e konsideroj të arsyeshme që të marrim kompani të huaja për të bërë akreditimin e universiteteve tona. Universiteti i Tiranës ka mbetur i paprekur nga ndikimi politik”, tha Keta.

Ish-zyrtarja e PS-së ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ‘pengmarrje’ në katër vjeçarin e parë të qeverisë, të bashkëdrejtuar me LSI-në.

Majlinda Keta tha se “përpara se të më marrësh peng qeverinë, duhet të më marrësh peng mua (kryeministrin)”. Ajo shtoi se “nëse ti ke shkuar në Parlament nëpërmjet pagesës, nëse ke shkuar nëpërmjet aktiviteteve kriminale, nëse ke shkuar nëpërmjet klaneve politike, atëhere ti je i marrë peng”.

Të fundit