Flash News

KRYESORE

Ish-lojtari i Milanit: Ronaldo ishte i poshtër, ai na turpëronte

Ish-lojtari i Milanit: Ronaldo ishte i poshtër, ai na turpëronte

Alessandro Costacurta ka bërë një koment shumë interesant për legjendën e futbollit, Ronaldo "Fenomeni". Ish-lojtari i Milanit e ka quajtur rivalin më të fortë në karrierë dhe jo pa arsye. Sipas tij, braziliani i turpëronte mbrojtësit, pasi zbavitej me ta.

“Po të pyesësh mbrojtësit e kohës sime, Cannavaro, Nesta, Maldini dhe Ferrara, të gjithë përgjigjen se më i forti ka qenë Ronaldo. Unë personalisht kam fjetur gjithmonë mirë para ndeshjeve, me përjashtim të rasteve kur një ditë më pas kisha duel me Ronaldon", ka thënë Costacurta.

"Përveçse ishte shumë i fortë, ai të turpëronte. Ishte pak i poshtër, argëtohej duke i hedhur mbrojtësit në tokë. Shpesh ma ka bërë mua”.

Të fundit