Flash News

KRYESORE

Ish-lojtari i Sevilias dhe Atletikos humb jetën në një aksident me makinë

Ish-lojtari i Sevilias dhe Atletikos humb jetën në një aksident

Futbollisti José Antonio Reyes ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare pas përfshirjes në një aksident me makinë. Ish-lojtari i Sevilias dhe Atletiko Madrid ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Utrera, në afërsi të Sevilias në Spanjë, që ishte edhe qyteti i tij i lindjes. Lajmi është konfirmuar nga mediat spanjolle.

Reyes ka patur një karrierë të suksesshme në futboll, duke përfaqësuar ekipe të rëndësishme të kontinentit si Sevilia, Arsenal, Atletiko Madrid dhe Espanjol. Ai ka luajtur për një sezon edhe te Real Madridi.

Ai ka fituar La Liga-n me Atletiko Madridin dhe tre Europa League me Sevilian.

Së fundmi, 35 vjeçari aktivizohej me skuadrën e Extremadura, në ligën e dytë spanjolle

Në Kupën e Botës së vitit 2006, José Antonio Reyes ishte pjesë e ekipit kombëtar të Spanjës.

Të fundit