Flash News

KRYESORE

Ish-mbrojtësi i Kombëtares padit federatën: Falsifikuan firmën time

Ish-mbrojtësi i Kombëtares padit federatën: Falsifikuan

Ish-mbrojtësi i kuqezinjve, Loret Sadiku, që u grumbullua një herë nga De Biazi në 2012-ën ka angazhuar një avokat, i cili do t’i mundësojë atij kalimin të përfaqësuesja e Kosovës, duke paditur FSHF-në në FIFA.

27-vjeçari, që aktivizohet në elitën e futbollist turk me ekipin e Kasimpasa, pretendon se federata i ka falsifikuar firmën në një dokument, i cili ia vështirëson kalimin te ‘Dardanët’.

Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai e ka angazhuar një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën”, ka thënë presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ne nje prononcim per gazeten 'Zeri' ne Kosove.

Çuditërisht, Sadiku mori ftesë edhe nga Kristian Panuçi në Nëntor dhe pranoi të luante sërish me kuqezinjtë, por refuzoi në momentet e fundit, me preteksin se ishte sëmurë.

Sadikun e ftova, pastaj me dërgoi një mesazh dhe folëm me njëri-tjetrin. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, por më tha që kishte pasur probleme, nuk ishte në 100%. Më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%”, sqaroi Panuçi në një konferencë për shtyp.

Të fundit