Flash News

KRYESORE

Ish mesfushori i Shqipërisë gradohet kapiten i Kosovës ndaj Danimarkës

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj sot një ndeshje miqësore ndaj Danimarkës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Kapiten i ekipit është përzgjedhur ish-lojtari i Shqipërisë, Herolind Shala, që braktisi kuqezinjtë në shenjë pakënaqësie ndaj ish-trajerit De Biazi.

Sfida e sotme do t’i shërbejë ekipit të Bernard Challandes për tu përgatitur për sfidën e kualifikuese të Kampionatit Europian ndaj Bullgarisë.

Pjesë e formacionit janë edhe disa ish-lojtarë tjerë të Shqipërisë: Fidan Aliti, Milot Rashica dhe Amir Rrahmani.

Të fundit