Flash News

KRYESORE

“Ish-ministra në dosjen ‘339’: Do të sjellë një qese me para”

“Ish-ministra në dosjen ‘339’: Do të sjellë

Gazetari i kronikës së Ora News, Trashegim Sokolaj thotë se në dosjet 339 dhe 339/1 janë të përfshirë edhe dy ish-ministra të mazhorancës që janë takuar direkt me anëtarët e grupeve kriminale. Në emisionin ‘Arena’, ai madje shton se njëri prej tyre i ka thënë anëtarit të njërit prej grupeve kriminale se po shkonte vet ti jepte një qese me para.

“Janë dy ish-ministra. Njëri madje i thotë vet do vi të të sjell një qese me para. Kjo është një gjë e keqe në fakt sepse po bëhet gjueti shtrigash ndaj prokurorëve. Vet policia gjyqësore duhet të shkonte atje ku shkonte qesja me para dhe të kapnin personat përgjegjës”, zbuloi ai.

Gazetari bëri edhe një propozim, që dy dosjet voluminoze të hetohen nga prokurorë të huaj, mundësisht nga Gjermania. “Aty ka shumë përgjime. Unë personalisht, si qytetar i këtij vendi që nuk kam vendosur akoma që të ikë nga Shqipëria, do kisha dëshirë shumë të madhe që kj dosje të zbardhej, që një grup prokurorësh të huaj, mundësisht gjermanë ta marrë. Pastaj politika shqiptare, do t’i shikonim, dhe ne mediat do të kishim plotë lajme. Është cinike të thuash që kishim ca përgjime, kishim shumë përgjime”, analizon ai.

Të fundit