Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Brendshëm humb njeriun e dashur: Ishe model për mua

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ndonëse njihet si një njeri i fortë për shkak të profesionit të tij si ushtarak, ka bërë një dedikim prekës për humbjen e një njeriu të tij të dashur.

Demiraj ka humbur xhaxhain e tij Mensur Demiraj, për të cilin shkruan se e donte pa masë dhe ishte model për të tërë familjen.

“Ka momente kur lutjet për njeriun e afërt nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur

midis nesh. Xhaxhai im i dashur Mensur Demiraj, jetove me nder, e shërbeve si model për të tërë ne!  Gjithë jetën të kam dashur pa masë, unë dhe gjithë familja jonë e madhe.  Të qoftë e lehtë rruga”, shkruan Demiraj.

Të fundit