Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Ish-ministri Demiraj kritikon policinë: Silleni si militantë për të ruajtur karriget e 'Ali Kimikëve'
Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë teknike në 2017-ën, Dritan Demiraj hedh akuza të ashpra mbi qeverinë, që e cilëson si destructive dhe abuzive.
Duke u ndalur te sjella e policisë, Demiraj mendon se uniformat blu kanë kaluar të gjitha kompetencat, duke marrë stafetën e neo-bllokmenëve dhe trashëgimtarët e atyre që terrorizuan, pushkatuan dhe izoluan një popull të tërë.
“Kur pushteti qeverisës i autokratit Rama, nuk kryen qarkullimin politik në bazë të votës së lirë, atëherë struktura politike e rilindjes, nxit sjellje ku përmes korrupsionit, ryshfetit, shantazhit, dhunës ndaj opozitës, zhvatjes e kështu me radhë të mbaj me çdo kusht pushtetin”, shkruan Demiraj në një status në Facebook.
Statusi i plotë:
Diktatura kushtetuese!
Situata e brishtë politike, ekonomike, sociale në Shqipëri po kërcënohet nga qeverisja destruktive me tipare cezariane, duke i dhënë vetes fuqi ekstra ligjore, pasi ka prishur të gjitha balancat institucionale kushtetuese dhe qeveria kullot livadhet nën udhëheqjen e kryeçobanit. Kjo qeverisje e “ripjelljes”, ka vrarë nismën e qytetarëve të saj duke i konsideruar ndonjëherë si “dele” dhe shumë raste i ka bërë ata indifferentë në çështjet e shtetit duke mos shfaqur interes. Kur qeverisja bëhet destruktive, abuzimet dhe uzurpimet e të gjitha pushteteve e çojnë drejt një despotizmi absolut, atëherë është e drejta dhe detyra e qytetarëve të rrëzojnë një qeveri të tillë dhe të ofrojnë "roje të rinj" për sigurinë e tyre të ardhshme.
Në këto raste qeveria nuk u tregon njerëzve se çfarë mund të bëjnë, por është populli që i thotë qeverisë se çfarë duhet të bëjë. Zgjedhjet janë një barometër se sa mirë funksionon një demokraci, nëse pretendohet se Shqipëria ka demokraci, por realiteti tregon se nuk ekziston një gjë e tillë. Demokracia do të thotë që qeveria pëson ndryshime nga mjetet jo të dhunshme. Forca policore, gazi helmues dhe dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve që kërkojë liritë bazike natyrore, nuk janë pjesë e procesit. Liria mund të mbrohet vetëm nëse njerëzit kujdesen mjaftueshëm për të luftuar për të, sepse qeveritë kleptokratike nxisin më shumë pushtet dhe ata kurrë nuk e braktisin me dëshirë.
Unë mendoj, se ne shqiptarët nuk e kemi parë mirë fundin e diktaturës, pasi ajo ka vazhduar të marrë stafetën nga neo-bllokmenët dhe trashëgimtarët e atyre që terrorizuan, pushkatuan dhe izoluan një popull të tërë dhe sot drejtojnë përsëri të gjitha institucionet kushtetuese. Ky është një zhgënjim i madh për të gjithë ata që shpresuan në ardhjen e demokracisë. Sipas raporteve të Freedom House, theksohet se sot ekzistojnë 106 diktatura ose diktatura të pjesshme, ku bën pjesë dhe Shqipëria, vazhdojnë sot të drejtojnë, duke përbërë 54% të shteteve të botës.
Kur pushteti qeverisës i autokratit Rama, nuk kryen qarkullimin politik në bazë të votës së lirë, atëhërë struktura politike e rilindjes, nxit sjellje ku përmes korrupsionit, ryshfetit, shantazhit, dhunës ndaj opozitës, zhvatjes e kështu me radhë të mbaj me çdo kusht pushtetin. Kjo autokraci është ndërtuar rreth një individi biologjikisht me simtoma skizofrenie dhe deliri, krijon një kult diktatoriali, një qeverisje kleptokrate me tepsi, kazan, garuzhde dhe një oligarki ekonomike e policore. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe diktatorët më famëkeq si Hitleri, i cili krijoi “fuhrerprinzip”, ideja se fjala e tij ishte mbi të gjitha ligjet.
Rama mban fantazitë e pushtetit të pakufizuar, bukurinë, lavdinë, nderin dhe dominimin, të shoqëruar me një mungesë ndjeshmërie. Ai ecën me logjikën e mbijetesës politike duke paguar njerëzit që i shërbejnë për të qëndruar në pushtet. Në një demokraci, qeverisja duhet të "paguaj" qytetarët duke u ofruar shërbime publike, pasi votuesit janë shumë dhe nuk mund të shpërblehen ndryshe. Ndërsa, në qeverisjet autokratike si ajo e Ramës, të gjithë zyrtarët e qeverisë kanë duart e tyre në tepsinë e byrekut, duhet të paguajnë mercenarët elektoral (bandat kriminale dhe propagandistike), miqtë mediatik dhe oligarkët rreth tyre, mercenarët politik në sistemin e drejtësisë, policor dhe strukturave të tjera të sigurisë.
Secili prej këtyre mercenarëve elektoralë, kërkon shumë më tepër para dhe ofiqe të pamerituara sesa kërkon një votues në një demokraci. Prandaj, pushteti i Ramës është i detyruar të shpërdorojë më shumë burime shtetërore në pagesa direkte apo indirekte për mbështetësit e regjimit autokratik që po krijon në Shqipëri. Këtij autokrati neo-otoman i kujtojmë se në një demokraci, nëse e humbni fuqinë, thjesht bëheni pjesë e partisë së pakicës, por kur në vend krijoni sisteme autokratike në qoftë se humbni pushtetin ka vetëm një shans të drejtë, si ai i Çausheskut dhe diktatorëve të tjerë të Lindjes së Mesme.
Ligjërimi politik i Ramës, është treguesi më i dhimbshëm i mungesës së theksuar të përmasës sadopak të “garipit” në formimin dhe përvojën e tij jetësore. Kjo duket qartazi që teksa sforcohet të prodhojë batutë, prodhon budallallëqe….!!! Në emër gjasme të bërjes “shtet” sipas “ripjelljes”, kjo qeverisje ka krijuar vetëm kaos institucional, politik dhe drama socilale që do të jenë shumë të vështira për tu harruar. Shqipëria me tërësinë e institucioneve që drejtojnë nga banda kriminale “rilindjes” vetëm shtet nuk mund të quhet!
Një Kryeministër, i njohur si narcist, nihilist, kryeprokuror, kryegjykatës, kryepolic e xhelat, komik, zhgaravinaxhi, hipokrit, përdorues droge, i sëmurë psiqik, kryefallxhor, poturaxhi, nuk mund të jetë Kryeministër i shqiptarëve, por mund të pagëzohej si Kim Jong-un, Maduro, Bashar al-Assad, Ali Hasan al-Maxhit, Haxhi Qamil, Osman Gazep, Nevzat Haznedari etj…
Edi Rama dhe larvat e tij politike, i cilësojnë shpesh qytetarët protestues si "barbarë", "të pacivilizuar", pasi janë të zhytur në mendësi të etërve të tyre biologjikë dhe sot kanë sjellje kolonizatori. Qytetarët janë të terrorizuar, kur shohin çdo ditë dhunën e një shteti policor banditesk, diktatorial, ku nënat që vajtojnë dhe shkulin flokët nga zëmërimi kur shohin që mundi dhe djersa e tyre shëmbet përtokë, ku djemtë e vajzat e tyre përballen me forcën e një shteti duke përdorur militantë ekstremistë me uniformë për të ruajtur karriget e Ali Kimikëve të “ripjelljes socialiste". Sot një pjesë e strukturave të inkriminuara të Policisë janë kthyer në “topuz daulleje” të “haengexhiut” Rama që godet e rreh popullin e tij me këto “daullexhinj” në mënyrë të pamëshirshme. Në sistemet autokratike dhe diktatoriale këto “daullexhi” me uniformë dhe eprorët e tyre, nuk mund të respektohen nga qytetari që proteston dhe paguan rrogën që marrin këto mercenarë politikë. Policia duhet respektohet dhe të ndihmohet në misionin e saj, vetëm në vendet dhe sistemet demokratike, pasi policia është në shërbim të sigurisë së jetës së qytetarit dhe zbatimit të ligjeve dhe urdhrave demokratike të bazuara në konventat ndërkombëtare.
Është shqetësuese dhe i pakutueshëm qëndrimi i disa diplomatëve në Tiranë dhe disa burokratëve evropianë që mbështesin një qeverisje neo-diktatoriale apo bëjnë sehir me vuajtjet e një populli të vuajtur dhe të etur për demokraci. Ata duhet t’i thërrasin ndërgjegjes dhe instiktit të diplomatit të mirëformuar në Perëndim, për të informuar qeveritë e tyre mbi të vërtetën e situatës politike e sociale katastrofale që po ndodh në Shqipëri nën regjimin neo-diktatorial të Ramës. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë në interes dhe respekt të demokracisë, Shqipërisë dhe shqiptarëve, kjo do t’ju ndjekë gjatë në ndërgjegjen Tuaj.
Piker theksonte: "Një demokraci e keqe mund të jetë më e keqe se një diktaturë humane". Shqipëria dhe demokracia u takon shqiptarëve, nuk mund të jetë pronë e asnjë deliranti politik. Mos u mashtroni. Padituria juaj është fuqia e tyre ndaj jush.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43