Flash News

KRYESORE

Ish-ministri Demiraj mbështet operacionin në Bularat: Politika të qëndrojë larg RENEA-s

Ish-ministri Demiraj mbështet operacionin në Bularat: Politika të

Ish-ministri  i Brendshëm, Dritan Demiraj shprehet se operacioni i Renea-s në fshatin Bularat, ku u ekzekutua shtetasi grek, Kostandinos Kacifa ishte profesional dhe i planifikuar siç duhet.

Demiraj sqaron se ata që duan te bejne politike ne kurriz te sigurise fizike te personelit RENEA bejne nje gabim te madh dhe i dekurajojne djemte e shkelqyer te Forcave Speciale.

“Sigurisht qe humbja e jetes se nje shtetasi nuk perben nje lajm te mire, por ne kushte te tilla eshte domosdoshmeri”, përfundon Demiraj.

Reagimi i plotë:

“Nuk ka asnje pike dyshimi qe operacioni i nderhyrjes se RENEAs ka qene profesional, i planifikuar sic duhet dhe i zbatuar sipas rrethanave te vendit, kohes dhe forces se kunderveprimit nga krimineli Kacifas (pasi dihet personat qe qellojne kunder policise konsiderohen te tille).

Ne te gjitha procedurat operacionale te njesive speciale ne bote, asgjesimi i kriminelit qe rrezikon jeten e pjesetareve te njesise eshte i mbeshtetur ne ligj.

Ata qe duan te bejne politike ne kurriz te sigurise fizike te personelit RENEA bejne nje gabim te madh dhe i dekurajojne djemte e shkelqyer te Forcave Speciale.

Sigurisht qe humbja e jetes se nje shtetasi nuk perben nje lajm te mire, por ne kushte te tilla eshte domosdoshmeri.

Të fundit