Flash News

KRYESORE

Ish-ministri Demiraj: Prokuroria nuk hetoi denoncimet për parregullsitë e zgjedhjeve. Rama të largohet

Ish-ministri Demiraj: Prokuroria nuk hetoi denoncimet për

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka deklaruar se marrëveshja e arritur më 17 maj 2017, midis opozitës dhe mazhorancës, tregoi se kryeministri Edi Rama nuk është i sinqertë. Në intervistën në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Demiraj tha se ministrat teknik i bënë publike parregullsitë në zgjedhjet e përgjithshme, por denoncimet nuk u hetuan nga ndërkombëtarët. Ai kërkoi edhe largimin e kryeministrit Edi Rama për t'i hapur rrugë krijimit të qeverisë tranzitore.

“Marrëveshja para zgjedhjeve tregoi se Rama ishte jo i sinqertë. Një qeveri tranzitore mund të funksionojë. Duke qenë zoti Rama në krye unë jam kundër dhe nuk funksionon. Ne konstatuam parregullsi në zgjedhjet e 2017. Ne denoncuam raste dhe parregullsitë në zgjedhje, por Prokuroria nuk i hetoi. Rama përdori një marrëveshje për t’iu hedhur hi syve ndërkombëtarëve. Gjithmonë ka vend për marrëveshje”, pohoi Demiraj.

Ai komentoi edhe protestën e opozitës me 16 mars, ku për të cilën tha se do të jetë në kufijtë e jashtëzakonshmes dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve shqiptarë.

“Do jetë një protestë e jashtëzakonshme, sepse ka dhjetëra persona që kanë ardhur edhe nga Amerika. Protestat e opozitës kanë qenë paqësore. Në rast se do ta quanim të dhunshme se prishën një kërpudhë, atëherë shumë mirë sepse kjo kërpudhë nuk e ka fare vendin aty. Përdorimi  i lëndëve helmuese luftarake  kundër protestuesve është skandaloze dhe kjo tregon mungesën e paaftësinë së policisë”, tha mes tjerash Demiraj.

Të fundit