Flash News

KRYESORE

Ish-ministri Demiraj vizitë në DASH: Si zgjidhet kriza politike në Shqipëri

Ish-ministri Demiraj vizitë në DASH: Si zgjidhet kriza politike

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë teknike, Dritan Demiraj ndodhet në Uashington, ku po zhvillon disa takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan te Shtetit (DASH). Ne një intervistë për Zërin e Amerikës, Demiraj ka treguar se ka informuar zyrtarët e lartë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi dhe rrugët për zgjidhjen e krizës.

"Në një moment kur krimi bëhet më i fortë se qeverisja, ky është problem i madh. Dhe unë gjykoj se Shqipëria, padiskutim që zoti Rama ka përgjegjësinë kryesore por edhe opozita, të gjithë së bashku të bashkëpunojmë për daljen nga kriza dhe për ta mbyllur përfundimisht këtë periudhë tranzicioni për Shqipërinë. Shqipëria është antare e Natos, kontribuon me misionet e veta në misionet ndërkombëtare, pra ka treguar në sektorë të caktuar që është një shtet i cili mundet ndihmojë në siguri.

Një nga vizitat dhe arsyet që unë sot kisha një takim të rëndësishëm në departamentin e Shtetit ishte edhe kjo – sesi mund të gjendet rruga e bashkëpunimit midis opozitës dhe maxhorancës. Unë besoj që Shqipëria nuk ka nevojë për parlament fallco, qeveri fallco, opozitë fallco. Shqipëria ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme, të realizojë reformat e duhura në mënyrë që edhe ne si gjithë shtetet e tjera të ecim përpara dhe të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi Demiraj për ‘Zërin e Amerikës’.

Të fundit