Flash News

KRYESORE

Ish-ministri Drejtësisë: Gjyqi ndaj protestuesve është i paligjshëm. Duhen dënuar policët dhe prokurorët

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dhënë arsyet juridike pse sipas tij seanca gjyqësore ndaj 23 protestuesve është e paligjshme. Në rrjetin social Facebook, Manajani shprehet se të vetmit që duhen gjykuar e dënuar në bazë të ligjit janë Policët dhe Prokurorët.

“Ja përse gjykimi në Tiranë i masave të sigurisë është haptazi, po haptazi fare e PALIGJSHME!

Lexoni nenet 76 dhe 91 të Kodit të Procedurës që janë këtu.

Nuk ka kompetencë gjykata e Tiranës, por e Kukësit!

Nëse duhej ndërruar gjykata, këtë duhej ta vendoste Gjykata e Lartë!

Ndërkohë masat ndaluese edhe sipas orës së Fallsifikuar, tashmë kanë rënë!

Të vetmit që duhen gjykuar e dënuar në bazë të ligjit janë Policët dhe Prokurorët.

Ky është ligji!”, shkruan Manjani.

Të fundit