Flash News

KRYESORE

Ish-ministri Drejtësisë: Prokuroria falsifikoi masat e ndalimit, nuk referoi as protestuesit që u dëmtuan

Ish-ministri Drejtësisë: Prokuroria falsifikoi masat e ndalimit, nuk

Ish-ministri i Drejtësisë dhe këshilltari i grupit të PD, Gazment Bardhi, thotë se prokuroria ka bërë shkelje të rënda dhe shpërdorim detyre në rastin e ndalimit të protestuesve në Kukës.

“Ne kerkesen e Prokurorise Kukes drejtuar Gjykates, deklarohet ne menyre te falisifikuar se masat e ndalimit ndaj 23 qytetareve te Kukesit jane ekzekutuar nga Policia ne harkun kohor 10.00 - 13.00. Ky akt perben veper penale te falsifikimit dhe provohet jo vetem nga deshmia e familjareve te te ndaluarave, por e te githe banoreve te qytetit te Kukesit”, shkruan Bardhi në rrjetin social Facebook.

Prokuroria dhe Policia kanë konsumuar një tjetër vepër penale, atë të falsifikimit të dokumenteve dhe pasqyrimit në to të të dhënave të pavërteta, shprehet Bardhi, teksa shton se njëlloj si Ministri i Brendshem, edhe prokuroria referon vetëm punonjës policie të dëmtuar, dhe asnjë qytetar.

“Te vetedijshem per shkeljen flagrante te ligjit, deri ne kufijte e shperdorimit te detyres, kur urdheruan terrorin policor te arrestimit ne mes te nates (midis intervalit kohor 02.00 - 03.30 min), Prokuroria dhe Policia kane konsumuar nje tjeter veper penale, ate te falsifikimit te dokumenteve dhe pasqyrimit ne to te te dhenave te paverteta.

Sa per prova se perse i kane ndaluar, paskan deshmite e punonjesve te Policise se Shtetit qe kane "identifikuar" se kush i ka goditur me gure!!! :)

Ne fund nuk kane zhgenjyer aspak. Njelloj si Ministri i Brendshem, edhe prokuroria referon vetem punonjes policie te demtuar, dhe asnje qytetar! Edhe pse qytetaret jane paraqitur dhe kane marre mjekim ne spitalin e Kukesit”, deklaron Gazment Bardhi.

 

Të fundit