Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Financave flet për PPP dhe buxhetin e 2018-s: Nuk ka rritje pagash

Ish-ministri i Financave flet për PPP dhe buxhetin e 2018-s: Nuk ka rritje

Ish-ministri iFinancave Ridvan Bode ka folur për PPP i ftuar në ABC News nga Mirela Milori.

I pyetur nga gazetarja nëse me këtë buxhet do të varfërohen financat e qytetarëve, Bode u shpreh, “ Viti 2018 do të kontribuojë për uljen e borxhit". 

Sa i takon kontributit të këtij buxheti, besoj rritjen ekonomike, rritur nga konsumi i brendshëm. Kontributi që jep qeveria në këtë rast është negativ sepse qeveria ka vendosur një taksë të lartë, dhe konsumatorët do paguajnë 3 herë më shumë. Nuk ka rritje pagash në 2018-n”, u shpreh Bode.

Ndërsa përsa i përket Partneritit Publik Privat, Bode u shpreh se qeveritë  kanë probleme me korrupsionin. PPP nënkuptojmë mobilizim të fondeve nga privati, dhe pastaj përmes pagesave nga individët shlytet. Qeveria e ka tepruar. Kemi të bëjmë me një borxh publik të fshehur. Qeveria ka zgjedhur që këtë kosto ta shlyejë në kohë. Qeveria mendon se do të fshehë borxhin publik ndërmjet projektit “1 milion dollarë”, u shpreh më tej Bode.

Të fundit