Flash News

KRYESORE

Ish-ministri gjerman: Të hetohen akuzat e opozitës ndaj Edi Ramës për shitblerje votash

Ish-ministri gjerman: Të hetohen akuzat e opozitës ndaj Edi Ramës

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Christian-Schwarz-Schilling, qe në të kaluarën ka qenë edhe ministër i për Postën dhe Telekomunikacionin në Gjermani ka analizuar krizën politike në Shqipëri.

Schilling nuk mbështet vendimin e opozitës për djegien e mandateve, por kur pyetet për përgjimet e publikuara për shitblerje votash, ai ndryshon qëndrim: “Unë nuk besoj se kjo ka ndodhur. Dihet që në përgjithësi përdoren gjithmonë ca metoda ballkanike, por nuk kam dëgjuar që Edi Rama ta ketë bërë këtë në mënyrë aq masive sa të ketë pasur efekt në rezultatin e zgjedhjeve”, deklaron ai për Deutsche Welle, duke shtuar se akuzat e opozitës për deformim të rezultateve duhen vërtetuar.

Këto janë akuza që duhen dëshmuar. Nëse ka qenë kështu, atëherë opozita duhet të paraqesë dëshmitë dhe të bëjë një kërkesë për verifikim”, përfundon ai.

Të fundit