Flash News

KRYESORE

Ish-ministri grek: Atje është jugu i Shqipërisë dhe jo ‘Vorio-Epiri’; dominojnë shqiptarët, grekët janë minoritet

Ish-ministri grek: Atje është jugu i Shqipërisë dhe jo

Në debatin për ngjarjet në Bularat të Gjirokastrës është përfshirë edhe deputeti i Syrizas, Nikos Filis, ish-ministër i Arsimit në qeverinë e Aleksis Tsipras. Filis ka deklaruar në një intervistë për ‘Tv Creta’ ngjarjet kanë ndodhur në jug të Shqipërisë dhe jo në ‘Vorio-Epir’, ku jetojnë në dominancë shqiptarët, ndërsa grekët janë minoritet.

“Është Jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është Jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri. Janë territore shqiptare, ka dominim të popullsisë shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se janë larguar. Por kjo është histori tjetër“, është shprehur Filis.

Deputeti grek e ka konsideruar të mirëkuptuar reagimin me armë të policisë shqiptare ndaj Kostandinos Kacifas, i cili ishte gjithashtu i armatosur.

“Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek. E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë, çfarë do të thonit?”, ka deklaruar ish-ministri grek.

Kostandinos Kacifas u vra nga RENEA më 28 tetor në Bularat, pasi fillimisht kishte tentuar të negocionte për dorëzimin e të riut, por ky i fundit iu përgjigj sërish me plumba.

Të fundit