Flash News

KRYESORE

Ish-ministri grek: Në Vlorë fjeta në krevatin e Enverit. Dy keqardhje që më shprehu Berisha në Strasburg

Ish-ministri grek: Në Vlorë fjeta në krevatin e Enverit. Dy

Ish-ministri i Jashtëm grek Teodoros Pangallos kujton një takim me Berishën në Vlorë në vitin 1996. Pangallos, i cili promovoi sot librin ““Me Papandreun në Europë”, tha se ai fjeti në shtratin e Enver Hoxhës në vilën qeveritare në Vlorë ku e priti Berisha, asokohe president i Shqipërisë.

Pangallos duke folur për takimin e para shumë viteve thotë se i kërkoi Berishës të kishte kujdes nga firmat piramidale dhe të lironte Fatos Nanon nga burgu. Berisha e kaloi me shaka pjesën e piramidave, ndërsa për lirimin e Nanos tha se nuk e lejonte ligji.

'U takuam më vonë në Strasburg dhe Berisha me tha se kishte bërë gabim që nuk më kishte dëgjuar për të dyja', thotë Pangallos duke shtuar se janë miq me Berishën dhe shumë liderë shqiptarë. Në promovim morën pjesë edhe presidenti Meta, krypeshkopi Janullatos si dhe ish-ministri i Jashtëm Mustafaj, i cili ka shkruar edhe parathënien.

Të fundit