Flash News

KRYESORE

Ish ministri i Arsimit kritika për zhvillimin e mësimit online: Me një arrogancë të pastër, cënuan privatësinë e stafit pedagogjik dhe të studentëve

Ish ministri i Arsimit kritika për zhvillimin e mësimit online: Me

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, në një lidhje direkte me skype me televizionin A2 ka komentuar vendimin e ministrisë së Arsimit për kthimin pjesërisht në shkolla të maturantëve, nga periudha 18 maj deri në 5 qershor për tu përgatitur për provimet e maturës.

Tafaj mendon se vendimi ishte ai i duhuri, i pari i Ministrisë.

“Mendoj se vendimi i djeshëm është realist, më në fund ministrja foli për realitetin, deri dje ishte propagandë”, deklaroi Tafaj.

Sipas tij deri dje ministrja Shahini deklaronte se “97% të studentëve studionte online, dhe për herë të parë në historinë e arsimit shqiptar nuk ka provime lirimi.

‘’Në zonat rurale, në periferitë e qyteteve, nuk ka patur mësim, dhe ministrja duhet t’iu kërkonte të falur”, nënvizoi ish ministri.

Ndërkohë, Tafaj denoncoi një klimë “burokracie terrorizuese” të Ministrisë ndaj pedagogëve “me një arrogancë të pastër” që sipas tij është një metodë, dhe që ka cënuar edhe privatësinë e stafit pedagogjik, të detyruar në një mësimdhënie online, ndërkohë që ministria nuk kishte përgatitur infrastrukturën e duhur.

“Unë nuk e di ku e gjetën të drejtën, ata u gjetën pa pregatitur. Ndërkohë që ti si ministri nuk ke ofruar asgjë në infrastrukturën e komunikimit online.

Po shkatërron privatësinë e tyre, dhe pastaj merr guximin e me një arrogancë të tillë ushtron një trysni të tillë dhe në fund thua ne bëmë shaka, në fakt nuk e kishim seriozisht.

Sepse dje ministrja deklaroi realitetin. Nuk është bërë mësim online sepse përmes watsapit nuk bëhet dot mësim”, përfundoi Tafaj.

Të fundit