Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i bën thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda: Heto personat që ekstraduan Nezar Seitin

Ish-ministri i bën thirrje Prokurorisë së Krimeve të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të hetojë ekstradimin e Nezar Seitit, i cilësuar si financieri i Habilajve. Në postimin e bërë në rrjetin social Facebook, Manjani thotë se hetimi nuk duhet të kursejë as ministren e Drejtësisë dhe Prokuroren e Përgjithshëm të Përkohshme.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Tani prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të vendosë në akuzë zyrtarët përgjegjës të ekstradimit skandaloz, haptazi të paligjshëm të Nezar Seitit.

Nuk ka pse të “kursejë” as Ministren e Drejtësisë e as Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme! Një ditë kjo përgjegjësi do ushtrohet, por Shqipëria ka sot nevojë për të!

E ftoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë ata që ekstraduan personin kyç, në shkelje të hapur të ligjit! Të mos kursehet as kur është fjala për Ministër apo Prokurorë në detyrë! Kjo është e domosdoshme nëse duam drejtësi të besueshme!

Të fundit