Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Brendshëm: Klounëve politikë “Esadista” u ka dalë boja, Samiti i Berlinit i kapi “mat”!

Ish-ministri i Brendshëm: Klounëve politikë

Ish ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, i larguar prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka komentuar zhvillimet që pasuan në Samitin një ditor të Berlinit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Demiraj shkruan:

Të nderuar bashkëpatriotë!

Klounëve politik “Esadista” u ka dalë boja!!Samiti i Berlinit u ndërroi lojën i kapi “mat”!

U munduan “shtatlartësitë boshe” me mënyra të ndryshme por me mendësi të njëjtë si dy Esadista! Ata nuk janë më të sigurt, se u ka dalë boja.

Në Berlin, ua “prenë veshët” mirëpo, kur çobanët u “presin veshët qenve”, ato bëhen më të egër!

Reagimi i dy “Esadistëve”, pas Samitit të Berlinit me deklarata të papërgjegjshme kundër dy fuqive kryesore të Europës, si dhe kohezioni i paqëndrueshëm i deklaratave në lidhje me çështjen e Kosovës, është hipokrizi e ndyrë!

Këto kur flasin, gënjejnë, kur u besohet diçka nuk e mbajnë amanetin e Adem Jasharit dhe gjakun e qindra luftëtarëve të Kosovës, kur premtojnë nuk mbajnë premtimin, kur janë në konflikt, janë të padrejtë dhe akuzues se fajin ja kanë heronjtë dhe shqiptarët e vërtetë! Këto janë egoistë, bajraktarë, të korruptuar dhe bëjnë luftë për pushtet dhe jo për të krijuar shtet.

Janë servilë të rëndomtë e lëpirësa me regjisorët e masakrave ballkanike dhe “shpinë përkulur” të burokratëve të Brukselit.

Diskretitimi i klounëve politik shqipfolës, se po iu vjen fundi i lojës së pisët, e sponsorizuar nga qarqet antishqiptare, të cilët u kishin premtuar se ne jemi “bajraktarët” e këtyre viseve dhe sa herë na hidhni nga një kockë pushteti për lëpirje, ne do t’ju japim pjesë nga nahijet e argatëve tanë!!!

Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë zgjidhjen e duhur, të largojnë nga pushtetit njëherë e mirë këto Esadista otomanë, duke mbështetur patriotët e vërtetë që duan të mbrojnë trojet e Skëndërbeut.

Lavdi heronjve të gjallë që po mbrojnë gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës e Shqiptarisë.

Të fundit