All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ish ministri i Brendshëm mesazh Drejtësisë: Të vazhdojë puna, sistemi nuk mund të karantinohet

Ish ministri i Brendshëm mesazh Drejtësisë: Të vazhdojë
All - Paragraf - 1

Ish-ministri i Brendshëm, njëherësh dhe ish-kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për ndryshimet kushtetuese, Fatmir Xhafaj, iu bën thirrje gjyqtarëve, prokurorëve, por edhe anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë që të mos e ndalin punën e tyre në situatën e pandemisë.

All - Paragraf - 3

Përmes një shënimi në Twitter, Xhafaj jep mesazhin se sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet, duke shtuar se COVID-19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve dhe gjykimeve dhe se nuk mund të humbet më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re.

Ai përgëzon organet në fjalë për dhurimin e një pjese të pagave të tyre për situatën.

Një pjesë e njerëzve të drejtësisë janë solidarizuar për të dhuruar një pjesë të pagave të tyre. Shumë prej tyre, Gjykata e Lartë dhe prokurorët kryesisht, janë në krye të detyrës këto ditë. Shumë çështje presin të shqyrtohen, vendime që të zbardhen. Kjo është realisht gjëja që na duhet. Gjyqtarët dhe prokurorët, Organet e vetingut, KED, ILD, KLGJ dhe KLP, gjithë sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet! #COVID19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve & gjykimeve. Nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re”, shkruan Xhafaj.

 

Të fundit