Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Brendshëm nxjerr bllof Ramën: Udhëtova 1072 km në Amerikë, s’pagova asnjë qindarkë

Ish-ministri i Brendshëm nxjerr bllof Ramën: Udhëtova 1072 km

Ndonëse në hemisferën tjetër të planetit, ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj është përfshirë një nga çështjet më të nxehta të momentit në Shqipëri, taksa e Rrugës së Kombit.

Ish-ministri hedh poshtë shumë nga deklaratat e Ramës duke thënë se në çdo vend të botës qytetarët paguajnë një tarifë për rrugët që shfrytëzojnë.

Demiraj tregon një rast nga përvoja e tij kur ka udhëtuar nga Troy në Atlanta, një rrugë prej 1072 km dhe nuk ka paguar asnjë qindarkë.

“U nisa sot nga Troy, Michigan per Miami, Florida dhe deri tek hoteli ku po pushoj sonte ne Atlanta, Georgia bera 1072 km ne nje super autostrade e gjitha e re dhe nuk pagova asnje qindarke.

God bless America and Albanian people. DD, Ph.D”, shkruan Demiraj.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje banorët janë ngritur në protestë, ndërsa banorët e Kukësit kanë djegur sportelet e pagesës në hyrje të tunelit të Kalimashit në shenjë protested he revolte,  pasi sipas tyre nuk kanë mundësi ta paguajnë.

 

Të fundit