Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Brendshëm reagon për ekzekutimin e 71-vjeçarit në Elbasan: E turpshme! Nuk vranë një kriminel, por një plak

Ish-ministri i Brendshëm reagon për ekzekutimin e 71-vjeçarit

Ngjarja e Elbasanit ku forcat RENEA ekzekutuan pas pesë orësh rezistencë 71-vjeçarin Lefter Zhidru ka ngjallur reagimet e para.

Flamur Noka, ish-deputet dhe ish-ministër i Brendshëm i PD e ka cilësuar menaxhimin e ngjarjes nga policia të turpshme.

Sipas tij, një polici e tërë u dorëzua gjatë gjithë ditës përballë një të moshuari dhe jo një krimineli.

“E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin. Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjecar...dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze.

Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ... Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin ... Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja . Ështe shpetimi per shqiptaret”, shkruan Noka.

Të fundit