Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Bujqësisë: Policia në mënyrë kategorike të mos përdorë gaz lotsjellës nesër; përmban fosfor organik

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i ftuar në News 24, u shpreh se policia në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë gaz lotësjellës ndaj protestuesve.

Politikani shprehet se dyshon që lënda ka përmbajtje fosfori organik, tepër i rrezikshëm për shëndetin.

“Është qesharake që kërkohet të riaktivizohet një parlament i vdekur. Dyshoj se lënda e hedhur nga policia ka përmbajtje fosfori organik. Policia në mënyrë kategorike të mos përdorë gaz lotsjellës nesër. Pavarësisht se mund të ketë VKM dhe procedura. Ne nuk do dalim me lule dhe buzëqeshje. Aktet e vandalizmit i gjejmë tek policia”, tha Panariti.

Më tej, sa i përket marrjes së mandateve nga katër deputetë të LSI-së, ai u shpreh se, “Opozita e vërtetë ndodhet mes njerëzve të vërtetë, jashtë atij parlamenti. Artificat për të tentuar për të zëvendësuar opozitën për mua nuk ka vlerë. Këtu dëshmohen dhe cedime të integritetit të individit. Nuk jemi marrë me ata që kanë marrë mandatin. Djegia e mandateve ishte një vendim politik, kolektiv por i peshuar dhe në mënyrë individuale nga secili nga ne. Nuk kishim ç’të bënim në një parlament ku debati degradoi në sulm të hapur, bullizëm. Nuk mund të ishim më qesharakë. Ata nuk përfaqësojnë opozitën”.

Të fundit