Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Bujqësisë: Qeveria tallet me borduret dhe pedonalet e 100 fshatrave, pa prodhim, treg dhe banorë

Ish-ministri i Bujqësisë: Qeveria tallet me borduret dhe pedonalet e

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një reagim në Facebook shprehet se qeveria po tallet me borduret dhe pedonalet e 100 fshatrave, pa prodhim, pa treg dhe pa banorë.

Ai shprehet se fshatit që nuk shet dhe ku banëret e fundit të tij po bëjnë gati valixhen e emigrantit, nuk i duhen bordure dhe pedonale.

Reagimi i Panaritit:

Tallja me borduret dhe pedonalet e 100 fshatrave, pa prodhim, pa treg dhe pa banore! Asnje pedonale, bordure, llampe ndriçimi nuk i duhet fshatit që nuk prodhon, fshatit që nuk shet dhe ku banoret e fundit të tij po bejne gati valixhen e emigrantit. Keto investime garnitura, u duhen vetëm firmave që do të marrin parate e tenderave pa gare, per 100 metra kalldrem apo 200 metra trotuar në qender komune dhe që do të shkelen nga turiste vendas apo të huaj e shumta ndonje fund jave. Sa për banorët, ata tashmë të braktisur të pa shprese, të pa paguar dhe me taksat më të larta në rajon po marrin arratine dhe po e lene vendlindjen.

Të fundit