Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Drejtësisë: Beteja Rama-Xhafaj po përshkallëzohet; nisi me dorëzimin e Agronit

Ish-ministri i Drejtësisë: Beteja Rama-Xhafaj po

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1”, Ylli Manjani shprehet se ekziston një konflikt i hapur mes kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Fatmi Xhafaj.

Zanafilla e mosmarrëveshje, sipas Manjanit ka të bëjë me fuqizimin e Xhafajt, pas dorëzimit të vëllait të tij, Agronit te autoritetet italiane për kryerjen e dënimit të mbetur prej 5 vitesh për trafik ndërkombëtar droge.

“Më së shumti beteja mes Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës sipas pikëpamjes time do vijë duke u përshkallëzuar. Kanë shenja qartësisht të dukshme që janë në plane krejt të ndryshme. Ju kujtoj se pas ngjarjes me ‘Babalen’, i gjithë opinioni që erdhi nga qeveria në fakt dhe eksponent të Partisë Socialiste ishte që Fatmir Xhafaj është i ikur".

"Xhafaj nuk iku, por bëri çmos që të vendosë hegjemoni në punën e tij dhe kjo ka sjellë shumë nervozitet në Kryeministri. Është e dukshme, e keni çdo gjë të shkruar mes rreshtave. Ashtu siç Fatmiri ka dhënë garanci për sa kohe dorëzova vëllain, unë nuk pyes për vëllezërit e tjerë dhe ky është shantazhimë i madh që ata i bëjnë njëri tjetrit”, pohoi ai.

Manjani, po ashtu theksoi se arrestimet e fundit janë kryes me insistimin e autoriteteve gjermane, të cilat u kanë sjellë informacione të pakundërshtueshme homologëve shqiptarë.

https://www.youtube.com/watch?v=_IBMXVIIfJQ&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3DVdwTum2tiFZPBMp30f4MXIf-To1c-j_IHLgSTfQ0NZFujV810o0TAdY

Të fundit