Flash News

KRYESORE

Ish ministri i Financave Arben Malaj denoncon vjedhjen e parave publike nga shteti

Ish ministri i Financave Arben Malaj denoncon vjedhjen e parave publike nga

Ish ministri i Financave Arben Malaj denoncon vjedhjen e parave publike nga institucionet shtetërore, të cilat kapin shifrën e 14 miliardë lekëve. Sipas tij është e papranueshme nga pikëpamja e qeverisjes së vendit, por më e rëndë për punonjësit.

“Ata punojnë dhe për punën që bëjnë duhet të paguhen por duhet të kenë dhe sigurime shoqërore që ndahet në dy pjesë; një pjesë ata e lënë nga paga e tyre dhe kjo pjesë nuk është derdhur në buxhet dhe për aq kohë sa nuk është derdhur mund të themi që është një vjedhje e parave të punonjësve për të financuar shpenzime të tjera buxhetore. “, tha Malaj për News 24.

Ish ministri i Financave apelon që të merren masa të menjëhershme për të shlyer këto detyrime.

“Nëse për 100 arsye arrihet në një pikë ku nuk paguhen dot sigurimet shoqërore, është e detyrueshme e para të bëhet transparente dhe e dyta të shkurtohen në maksimum të gjitha shpenzimet operative dhe nuk mund të funksionojnë as bashkitë dhe as ministritë as entet publike pa paguar detyrimet e punonjësve sepse ata rëndojnë situatën e deficitit të skemës së pensioneve që është shumë më e rëndë për taksapaguesit shqiptarë.”,- tha Malaj.

Ai kërkon që të shmanget rritja e borxhit të skemës së pensioneve, pasi e çon vendin drejt një krizë ekonomike.

Të fundit