Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Jashtëm: Dy vendet që mund të vendosin veton për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Ish-ministri i Jashtëm: Dy vendet që mund të vendosin veton

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur rreth votimit që pritet të bëhet në fund të muajit qershor sa i takon rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj tha se Greqia dhe Italia janë vende të cilat do të mbështesin Shqipërinë ndërsa përmendi Francën dhe Gjermaninë si dy vendet të cilat mund të vendosin veton.

“Unë kam merak se Franca për shkak të numrit të madh të azilantëve shqiptarë, mund të bëhet pengesë. Unë kam frikë se Gjermania, për shkak të zhvillimeve në Shqipëri, dhe jo për shkaqe të saj të brendshme, mund të bëhet pengesë”, deklaroi Mustafaj.

Të fundit