Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Jashtëm grek flet për Nanon e Berishën: Janë miq të vjetër që kanë transformuar sistemin

Ish-ministri i Jashtëm grek flet për Nanon e Berishën: Janë

Kështu shkruan Teodor Pangallos, një veteran i politikës greke, por edhe asaj europiane . 32 vjet deputet; ish zv/kryeministri, ish Ministër i Jashtëm. Njeriu prezent në ciklonin e politikës greke dhe asaj të Bashkimit Europian gjatë viteve 80 dhe 90.

Në një libër të pazakontë për nga stili i të shkruarit, i mbështetur ne anekdoda treguar mes miqsh- rrefëhet me sinqeritet brutal- jo vetëm politika greke, por edhe kulisat brenda BE. Vendimmarrja, përfitimet dhe sakfricat e të qenit anëtar i Unionit.

Libri tregon çfarë do të thotë konkretisht të mbrosh interesat e vendit mes anëtarëve të mëdhenj, dhe pse pavarësissht retorikës antieuropiane dhe antiNATO që kishte mbërthyer Greqinë në vitet ‘80, interesi më i mirë i vendit mbetej Bashkimi Europian dhe ky nuk është konkluzion historik, por edhe mendimi kryeministrit kohës që publikisht shprehej për daljen nga TPE. Një libër që duket se është shkruar edhe për klasën politike dhe publikun shqiptar.

Në një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH, Pangallos, i cili shprehet krenar që është arvanitas flet për marrëdhëniet historike mes dy vendeve, sfidat dhe rrugëtimin e përbashkët në të ardhmen.

Ai u pyet nga gazetari Lutfi Dervishi dhe për marrëdhëniet me Fatos Nanon e Sali Berishën, nëse i takon kur vjen në Shqipëri.

“Janë miq të vjetër, miq që kanë transformuar sistemin, i kam takuar që kur kam ardhur në Shqipëri. Janë në politikë, janë më të rinj se unë. Mbaj mend që në Shqipëri nuk kishte kushtetutë dhe ne kërkuam përmes ministrisë së jashtme një njeri shumë të rëndësishëm, konstitucionalistin e njohur Dhimitër Cacos që shkroi kushtetutën, duke marrë më të mirën nga gjithë kushtetutat që njihte dhe ishte njeri që njihte gjithë kushtetutat. Shqipëria e ka një kushtetutë të mirë që duhet zbatuar, jo ta ndërroj shpesh”, është shprehur Teodor Pangallos.

Ndërsa në fund të intervsitës dha një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Shpresoj që niveli jetesë të vijë gjithnjë e duke u rritur. E di që keni plazhe dhe vende shumë të mira. Personalisht më pëlqejnë plazhet. Shpresoj dhe uroj që shumë shqiptarë të vijnë për pushime në Greqi”, tha më tej ai.

Të fundit