Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Jashtëm grek për ‘Bularatin’: Nuk jam pro faqezinjve që sulmojnë policinë

Ish-ministri i Jashtëm grek për ‘Bularatin’: Nuk jam pro

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos ka komentuar ngjarjen e Bularatit ku mbeti i vrarë minoritari Kostandinos Kacifas. Ish-ministri i Greqisë që ka pranuar edhe origjinën e tij arvanitase, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke e konsideruar deklaratë të gabuar në moment të gabuar.

Gjatë një prononcimi për televizionin ‘Skai’, Pangalos kërkoi qetësi nga të dyja palët dhe theksoi se politika e jashtme nuk bëhet me kërcënime.

“Nuk bëhet politikë e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë. Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë. Greqia duhet të zgjidh problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj”, është shprehur Theodoros Pangalos.

Ish-ministri grek ka ngritur dyshime edhe mbi arsyet e nisjes së konfliktit nga Kacifas.

“Unë pash në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatrat, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se ça deshi ai (Kacifas) të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty?”, ka deklaruar Pangalos.

Komentin e tij, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë e ka mbyllur me këto fjalë: “Unë nuk jam pro faqezinjve kur hedhin molotov apo sulmojnë policinë. Nëse jeni ju …”

Të fundit