Flash News

KRYESORE

Ish ministri i LSI i kujton Metës Kushtetutën: Kjo është dita që presidenti të veprojë, jo të fshihet

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kujtuar presidentit Ilir Meta detyrimet që i parashtron Kushtetuta, mbi rolin e tij si kryetar shteti për zgjidhjen e ngërçeve politike.

Madje, Manjani i ofron edhe shembullin e ish presidentit Alfred Moisiu në 2007, kur Rama nuk u regjistrua në zgjedhjet lokale.

“I lexuar më thjeshtë, neni 86.1 i Kushtetutës do të thotë se:

1. Shoqëria (populli) paguan kryetarin e shtetit të saj për të garantuar unitetin e saj.

2. Uniteti i shoqërisë më së pari ruhet dhe garantohet për çështje themelore, si demokracia, liritë dhe të drejtat themelore, tërësia territoriale, historia gjuha e kultura e popullit dhe funksionimi i shtetit në tërësi.

Po për ç’demokraci, shtet e shoqëri unike flasim kur të paktën gjysma e popullit është sot jashtë sistemit demokratik?!

Kjo është dita që Presidenti të veprojë dhe jo të fshihet! Le të bëjë, të paktën aq sa bëri Presidenti Moisiu në vitin 2007, kur Edi Rama nuk u regjistrua për zgjedhjet lokale të atij viti...”, shkruan Manjani.

Të fundit