Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Mbrojtjes: Pse Shqipëria mund të jetë target nga përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran

Konflikti i përshkallëzuar së fundmi mes SHBA dhe Iranit, ku ky i fundit bombardoi dy baza ushtarake amerikane në Irak ka ngjallur debate edhe në Shqipëri.

Ndërsa pritet qëndrimi i SHBA pas sulmit mbi bazat ajrore në Irak, vjen edhe reagimet nga Shqipëria. A preket Shqipëria nëse përshkallëzohet konflikti SHBA -Iran?

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha se në një fare mënyrë vendi ynë bëhet target i këtij konflikti. I ftuar në A2, Mediu tha se shkak bëhet prezenca e opozitës iraniane në Manëz të Durrësit.

“Prezenca e opozitës iraniane na bën në një lloj mënyrë target, por duke qenë vend anëtar i NATO-s dhe aleat me SHBA jemi të mbrojtur, është pjesë e konsiderimit për të paktën për mënyrën se si është shprehur lidershpi iranian në raport me vendet partnere”, tha Mediu.

Të fundit