Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i PD mesazh Serbisë: Larg duart nga Trepça

Ish-ministri i PD mesazh Serbisë: Larg duart nga Trepça

Pak ditë pasi  Kuvendi i Kosovës ka miratuar statutin e kombinatit “Trepça”, ish-ministri i Brendshëm teknik në Shqipëri, Dritan Demiraj i ka përcjellë një mesazh Serbisë.

Në një status në rrjetet sociale, Demiraj shkruan se ka ardhur koha për t’i thënë ndal vjedhjes dhe uzurpimit të aseteve kombëtare që ndodhen brenda tokës amë.

Reagimi:

Të nderuar miq!

Duke ndjekur si gjithë bashkëkombasit e mi me shqetësim te madh situatën në Kosovë, kam dëshirë që me forcë të gjithë së bashku të themi:

Sërbi larg duart nga Trepça.

Jemi akoma gjallë. Ka ardhur koha ti themi më fortë se kurrë ndal "dhurimit", vjedhjes dhe uzurpimit të aseteve kombetare që ndodhen brënda tokës amë.

Personalisht falënderoj me zemër dhe i bëj thirrje gjithë bashkëqytetarëve në Kosovë, që të mbështesim pa kufi Kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili me shumë kurajo dhe dinjitet po përballet i vetem kohet e fundit me një sfidë aspak të lehtë.

Si gjithmonë shqiptarëve zgjidhja e problemeve i ka ardhur nga SHBA-të.

DD.

Të fundit