Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i PD: Vettingu po ‘çmend’ gjyqtarët, KLD s’ka kompetenca për t’i kontrolluar  

Ish-ministri i PD: Vettingu po ‘çmend’ gjyqtarët, KLD

Ish-nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Eduard Halimi në një analizë për “panorama”, thotë se sistemi i drejtësisë ka hyrë në një kolaps dhe se llogaridhënia është zero. Ish-ministri i Drejtësisë thotë se procesi i vettingut pritet të zgjasë me vite pasi vetëm në 6 muaj kanë kryer procesin e rivlerësimit 12 gjyqtarë, ndërsa janë në total 800 magjistratë.

“Gjyqtarët e prokurorët e ndershëm janë në ankth nëse do kalojnë ose jo. Pjesa tjetër ajo gri dhe ajo e zezë po “çmendet”. Disa prej tyre të frikësuar mendonin se duke i shpërblyer qeverisë do të shpëtonin. Rastet e fundit i shuan edhe këto shpresa”, shprehet Halimi.

Ai ngre shqetësimin se drejtësia është jashtë çdo kontrolli.

“KLD nuk ka kompetenca për inspektim dhe ndëshkim. Ministria e Drejtësisë është përfshirë nga propaganda e reformës dhe nuk kemi dëgjuar të kontrollojë asnjë gjyqtar të vetëm. Ajo që shohim është se jo vetëm është destabilizuar, por do të çmendet”, shprehet Halimi.

Të fundit