Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i qeverisë Rama: Boschart nuk po dëmton opozitën, por imazhin e OSBE

Ish-ministri i qeverisë Rama: Boschart nuk po dëmton opozitën,

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama, Ylli Manjani, e quan të papranueshme deklaratën e zyrës së OSBE në Tiranë duke përmendur direkt shefin e saj, Boschart.

Sjellje, aspak korrekte, jo profesionale dhe në kundërshitm me parimet e OSBE, shkruan Manjani për reagimin e Boschart.

Sipas Manjanit, Boschart dhe ambasadorët e tjerë, nuk dëmtojnë opozitën politike, por imazhin e përfaqësive për të cilat punojnë.

Statusi i plotë:

Nuk mbështes asnjë akt apo gjest agresioni, as fyerje ndaj përfaqësuesve të selive diplomatike.

Por sjellja aspak korrekte, jo profesionale dhe krejt në kundërshtim me parimet e OSBE, e shefit të Prezencës në Tiranë është e PAPRANUESHME!

Ata (Boscharti dhe të tjerët si Ai) duhet të kuptojnë se nuk dëmtojnë dot as opozitën politike e as Shqipërinë, por thjesht imazhin e përfaqësive për të cilat punojnë.

Turp! Vërtetë turp!

Të fundit