Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Ramës: Lirimi i Tahirit i dha fund Reformës në Drejtësi, tani kemi pushtet droge

Ish-ministri i Ramës: Lirimi i Tahirit i dha fund Reformës në

Heqja e masës arrest me shtëpie për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka ngjallur reagime të ndryshme.

Për ish-ministrin e Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1’, Ylli Manjani, lirimi i Tahirit i dha fund Reformës në Drejtësi, ndërsa shton se tani që Lu e Vlahutin po ikin, qeveria do arrestojë çdokënd që nuk është pjesë e drogës.

“Përfundimisht kemi pushtet droge, që ka rrëmbyer shtetin! Kjo është Rilindja!”, mbyll Manjani statusin e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë

Mbaroi dhe loja e “Dashnorëve të Reformës në Drejtësi”!

Për vite me radhë na hapën barkun me deklarata se “sa shumë e duan reformën”!

Na shurdhuan veshët me dashurinë për “miqtë” amerikanë e Europianë!

Na shpuan hundët me fjalë të vjella nga goja e propagandës kundër opozitës!

Tani që janë zënë në flagrancë në trafik droge, e harruan refomën! “Miqtë” e huaj u bënë armiq.

Tani që “miqtë” po ikin, janë lëshuar pa doreza. Kërcënojnë e arrestojnë çdokënd që nuk është pjesë e trafikut të drogës!

Përfundimisht kemi pushtet droge, që ka rrëmbyer shtetin!

Kjo është Rilindja!

Të fundit