Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i shëndetësisë: Mos vazhdoni të gaboni, shfrytëzoni diellin, ujërat, ajrin kundër Covid-19

Ish-ministri i shëndetësisë: Mos vazhdoni të gaboni,

Ish deputeti i i PD dhe ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu apelon qytetarët që të shfrytëzojnë maksimalisht diellin dhe ajrin e pastër si armë kundër covid-19.

Sipas Shehut, kontakti sa më i gjatë me diellin, ujërat, sidomos ato detare, shkatërrojnë Covid 19 dhe rrisin imunitetin e njerezve.

“Mos vazhdoni te gaboni, dielli, ujrat, ajri e hapesirat shqiptare duhen shfrytezuar kunder Covid19!!!

Nuk ka asnje dyshim qe kontakti sa me i gjate me diellin, drita natyrale ne terresi, ujrat, vecanerisht ato detare, shkaterrojne Covid 19 dhe rrisin imunitetin e njerezve, duke dobesuar forcen e epidemise.

Vendi i yne eshte ne nje pozicion gjeografik te favorshem per kete, sic quhet “helio e hidro terapi”, vecanerisht tashti qe ne u futem ne sezonin me diell e ngrohtesi.

Ne keto kushte qytetareve u duhen krijuar mundesite qe te perfitojne sa me shume nga keto “ilace”: ne plazhe, parqe, buze lumenjve, liqeneve, pyjeve, etj, etj.

Kjo do te ule edhe koncentrimet e banoreve ne qytete, apo dhe ne ambjentet e mbyllura familjare, qe sot rrezikojne te behen burimi kryesor i kontaminimit.

E kuptueshme qe ne kushtet e epidemise e vecanerrisht te mungeses se testimeve per te njohur gjendjen, kjo duhet realizuar konform disa rregullave te qarta e te zbatueshme, masave e mjeteve konkrete mbrojtese, por keto duhet te jene racionale, ne balance me perfitimin nga kjo “terapi”, ndoshta aktualisht me eficiente nga cdo gje tjeter.

Eshte detyre e institucioneve shteterore, qe te mos mbajne te bllokuar qytetaret prej mungeses se vizionit te tyre, por me urgjence te bejne publike keto rregulla duke krijuar kushtet e garantuar zbatimin, pa u bere pengese per shfrytezimin e kesaj mundesie, qe Perendia a Natyra u ka dhene shqiptareve”, shkruan Shehu në rrjetet sociale.

Të fundit