Flash News

KRYESORE

Ish ministri: Iku korriku, ku është Gjykata Kushtetuese që na premtoi Palmeri?

Ish ministri: Iku korriku, ku është Gjykata Kushtetuese që na

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar për Gjykatën Kushtetuese, e cila vazhdon të jetë jo funksionale për shkak të procesit të vetingut.

Manjani ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrejtet sociale, ku ngre pyetjen përse nuk është kthyer në funksion Gjykata Kushtetuese, pasi zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matheë Palmer, tha që ajo do të niste punën në Korrik.

“Ore, ku e kanë Gjykatën Kushtetuese këta?! Po ikën edhe korriku...Palmeri na premtoi që do ta kishim gjykatën këtë muaj”, shkruan Manjani.

Para zgjedhjeve të 30 qershorit, Palmer deklaroi gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, se pas zgjedhjeve do të formohej Gjykata Kushtetuese.

Të fundit