Flash News

KRYESORE

Ish-ministri ironizon Ramën: Nga Bashkia në Qeveri është gjithnjë një bale për t’u fajësuar

Ish-ministri ironizon Ramën: Nga Bashkia në Qeveri është

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një reagim në rrjetin social Facebook, thotë se papërgjegjshmëria e Edi Ramës e ka emrin Bale.

Manjani thotë se nga bashkia në qeverisë është gjithnjë një Bale për t’u fajësuar duke shtuar se sa të jetë balja nëpër këmbë ai s’ka faj.

“Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e ka emrin BALE.

Vite më parë çuni i BALES i hapi digën e liqenit artificial dhe përmbyti Tiranën.

Sot BABALJA i hapi digën e liqenit të rrenave që ka krijuar me trafikun e drogës dhe përmbyti Shqipërinë.

Nga Bashkia në Qeveri është gjithnjë një BALE për tu fajsuar.

Sa të jetë BALJA nëpër këmbë, Ai ska faj...”, shkruan Manjani.

Të fundit