Flash News

KRYESORE

Ish ministri kritikon Veliajn: Gabim i madh që të dhashë votën

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur kritika ndaj Erion Veliaj, madje zbulon se në zgjedhjet e fundit vendore ka votuar për kryetarin aktual të bashkisë.

“Prandaj duhen zgjedhje të lira, që njerëzit të çlirohen nga tifozllëku e të zgjedhin lirisht”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Nëse ky vend, për një moment, nuk ka alternativa të tjera veç Ramës dhe Veliajt, pa asnjë dyshim Rama është më mirë!

Megjithëse nuk ka lënë gjë pa bërë; ka keqdrejtuar sa më ska; është përdoruesi më i madh i manipulimit propagandistik; i kritikueshëm në ekstrem, Edi Rama është prapë më i pranueshëm e Erion Veliaj.

Të paktën është autentik në sjelljen e Tij.

Gabim i madh që i dhashë votën kryetarit aktual të Bashkisë!

Prandaj duhen zgjedhje të lira, që njerëzit të çlirohen nga tifozllëku e të zgjedhin lirisht.

Votimet që po përgatiten janë marskaradë, sepse nuk ka zgjedhje!

Të fundit