Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: Loja e pisët me amnistinë; qeveria kërkon të joshë opozitën të braktisë bojkotin

Ish-ministri: Loja e pisët me amnistinë; qeveria kërkon të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një reagim në rrjetin social Facebook, e cilëson si lojë të pisët atë që po bëhet me amnistinë.

Manjani thotë se qeveria nuk i ka 84 vota në Kuvend për të miratuar ligjin për amnistinë e disa të burgosurve dhe në këto kushte, sipas tij, amnistia e propozuar nuk motivohet nga humanizmi, por thjesht nga loja politike.

Ish-ministri shprehet se qeveria kërkon të joshë opozitën të braktisë bojkotin parlamentar ndërsa në rastin më të mirë për qeverinë, një përçarje e mundshme e opozitës do ishte rezultati më i preferuar.

“Pra një pjesë e deputetëve të paraqiten për të votuar amnistinë, në emër të humanizmit, është qëllimi i preferuar i qeverisë. A do ndodhë kjo gjë? Të shohim! Por shenjat nuk më duken të mira...

Për një gjë jam i bindur: kush i jep oksigjen politik këtij modeli që sundon sot është anti-humanist e anti-demokraci!”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Loja e pisët me amnistinë

————

Qeveria ka përgatitur një amnisti për disa të dënuar. Por nuk i ka 84 vota në Kuvend për ta kaluar.

Në këto kushte amnistia e propozuar nuk motivohet nga humanizmi, por thjesht nga loja politike.

Qeveria kërkon të joshë opozitën të braktisë boykotin parlamentar. Të fshijë nga axhenda politike e saj kërkesat për dekriminalizim të politikës; garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe drejtësinë e çliruar nga qeveria.

Në rastin më të mirë për qeverinë, një përçarje e mundshme e opozitës do ishte rezultati më i preferuar. Pra një pjesë e deputetëve të paraqiten për të votuar amnistinë, në emër të humanizmit, është qëllimi i preferuar i qeverisë.

A do ndodhë kjo gjë?

Të shohim!

Por shenjat nuk më duken të mira...

Për një gjë jam i bindur: kush i jep oksigjen politik këtij modeli që sundon sot është anti-humanist e anti-demokraci !

Të fundit