Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i LSI merr në mbrojtje Ruçin: CV-në e ka të pastër; ata që e sulmojnë janë ulur në krah të tij

Ish-ministri i LSI merr në mbrojtje Ruçin: CV-në e ka të

Ndonëse partia ku ai bën pjesë bojkotoi votimin për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, ish-ministri i LSI, Ylli Manjani ka marrë në mbrojtje deputetin e PS-së. Duke folur në emisionin ‘Studio e Hapur’, Manjani tha se Ruçi e ka cv-në e pastër, ndërkohë që ata që e sulmojnë sot, janë ulur në krah të tij për 27 vite.

“Gramoz Ruçi ka një CV të pastër. Nuk ka bërë asnjë veprim që në atë kohë të ketë vrarë ndokënd. E vetmja gjë për të cilën është përfolur ai janë ngjarjet e prillit të vitit 1991 kur ishte në Ministrinë e Rendit. Por edhe në atë kohë nuk u provua. Ata që e sulmojnë sot kanë bërë ligje me të dhe janë ulur në krah të tij gjithë këta vjet. Është e pandershme ta sulmosh”, u shpreh Manjani.

Nishani kthehet si radikal, kërkon përgjigje të ashpër për zgjedhjen e Gramoz Ruçit

Të fundit