Flash News

KRYESORE

Ish-ministri LSI i përgjigjet Blendi Klosit: Po gënjen veten, megjithatë mjedanin aty e ke

Ish-ministri LSI i përgjigjet Blendi Klosit: Po gënjen veten,

Ish-ministri i LSI, Nasip Naço ka reaguar pas postimit të kandidatit të PS, Blendi Klosi, i cili vinte në lojë kundërshtarët për pjesëmarrjen e ulët në takimin elektoral të Beratit.

Naço, i cili kryeson gjithashtu listën e LSI në këtë qark, shpjegon se PS kishte zgjedhur rrugën më të ngushtë të qytetit për të zhvilluar takimin dhe kishte mbledhur njerëz nga të gjitha bashkitë.

Kandidati i LSI thekson se Klosi është duke gënjyer veten me këto takime, megjithatë deri më 25 qershor, aty e ka mjedanin që po e pret.

Reagimi i Nasip Naços:

Kur e vërteta të mundon jo thjesht nis të numërosh përçart, por edhe të deformosh realitetin.

Të krahasosh takimin e LSI organizuar vetëm për 24 orë, në mes të sheshit më të madh të Beratit, me atë të PS në rrugën më të ngushtë të mundshme para bashkisë Berat me perfaqësues të komplet qarkut, pra të pesë bashkive njëkohësisht, është njësoj sikur makinës t'i hedhësh vajguri e të mendosh të fitosh garën! Kjo është thjesht të gënjesh vetveten... Megjithatë, deri në datën 25, mejdanin aty e ke z. Klosi dhe po te pret...

Të fundit